Në mbrëmjen e djeshme ka plasur situata kaotike në përballjen mes Nice dhe Marsejë. Kur kishte mbërritur minuta e 75, Payet shkoi për të ekzekutuar një goditje këndi. Tifozët e sulmuan duke hedhur shishe me ujë, ndërsa durimi i lojtarit u sos. Payet zgjodhi që të godiste tifozët me të njëjtat shishe që erdhën në drejtim të tij, ndërsa e njëjta sjellje u pasua dhe te disa lojtarë të tjerë të Marsejë.
I gjithë ky veprim i futbollistëve ka tensionuar më tepër situatën. Ultrasit e Nice kanë zbritur në fushën e lojës dhe kanë kërkuar që të përleshen me lojtarët e Marsejës. Ndërkohë video e mbrëmjes ka si protagonist trajnerin e Marsejës, Sampaoli.
Ky i fundit shihet i papërmbajtshëm duke kërkuar që të konfrontohet fizikisht me rivalët në çdo moment, por mbahet nga pjesëtarët e ekipit. Sigurisht, deri në momentin kur situata është e qetë. Menjëherë sapo nis sherri afër vendit ku ndodhet Sampaoli, trajneri largohet menjëherë për t’i shpëtuar situatës kaotike. /Sport Ekspres/
#Sampaoli ?? pic.twitter.com/OStc5FBRyH
— ????? (@YouSs3F10) August 22, 2021