Skënderbeu i Ilir Dajës po vazhdon me rezultatet fantastike, ndërsa ka korrur edhe fitoren e gjashtë radhazi. Surpriza më e bukur e kësaj Superiore, teksa shumëkush priste që korçarët të luftonin për mbijetesë në rastin më të mirë, pasi të tjerë mendonin se në këto javë të fundit kapitullimi do të kishte mbaruar.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe ky nuk është vendi i Skënderbeut. Në ditën e sotme ka ardhur fitorja ndaj Flamurtarit në shifrat 0-1 ku ishte Gripshi që zhbllokoi shifrat në minutën e 59. Nga ana tjetër kemi Kukësin që vazhdon të kërkojë titullin e Superiores dhe të ndjekë Tiranën, por kur sheh në pasqyrë, kanë Skënderbeun që ndodhen vetëm 3 pikë larg tyre. /Sport Ekspres/
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Rrapaj, Lucas Ramos, Indio Oliverira, Carlos Henrique, Haruni, Hoxhaj.
Trajner: Marcelo Troisi
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Jashanica, Pëllumbi, Imami, Dita, Elezi, Daja, Gripshi, Bregu, Krasniqi.
Trajner: Ilir Daja.