VIDEO/ E futën në rreth dhe talleshin, ukrainasit “të pashpirt”, shihni si “keqtrajtuan” lojtarin e ekipit serb

“Ne do të futemi në fushë dhe nuk do t’i japim dorën lojtarëve serb, ata mbështesin luftën në Ukrainë, kundër fëmijëve tanë”! Kështu u shpreh trajneri i Dinamos së Kievit para ndeshjes së turit të dytë në Champions League me Partizanin e Beogradit. Ishte më shumë se një ndeshje për ukrainasit që shkatërruan 6-2 ekipin serb në mbrëmjen e djeshme. E gjithë urrejtja u përkthye në profesionalizëm dhe pak në turpërim.

Në minutën e 72, ukrainasit u treguan të pamëshirshëm ndaj 20 vjecarit të Partizanit të Beogradit, Jedinstvo Uba. Ky i fundit humbi topin dhe lojtarët vendas nisën ta fusin në rreth duke i shkaktuar pak marrje mendsh. Në raste të tjera, një skenë e tillë është moralisht e ndaluar të zhvillohet, por në këtë situatë merr shumë kuptim. /Sport Ekspres/