KF Llapi ardhur me një reagim zyrtar pas ndeshjes së sotme të humbur me shifrat 1-2 kundër Dritës. Klubi shqiptar është i pakënaqur me gjykimin e takimit, gjë që ka bërë të mendohet edhe vendimi ekstrem, ai i tërheqjes nga gara. Skuadra që luan në Superligën e Kosovës ka publikuar 3 gabime flagrante të arbitrave në ndeshjen e sotme.
Një rast për prekje topi më dorë në zonë, një gol i anulluar për pozicion jashtë loje dhe një tjetër penallti e pretenduar nga Llapi kanë bërë që te drejtuesit e klubit të soset durimi. Ekipi nga Podujeva njofton se kryesia do të mblidhet në një takim urgjent, ku do të vendoset nëse do të heqin dorë nga vazhdimi i garës apo do të vazhdojnë të zbresin në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Njoftimi i klubit:
Komunikatë për shtyp
Kryesia e K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.
Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje qe? kemi investuar shume? ne? futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë me? me ke?te? tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.
E dhimbshme te? rikthehemi ne? Ligën e Parë por ne nuk mundemi me?, ne do te? vazhdojmë te? investojmë ne? futboll por jo ne? ke?te? kohë qe? për kundërshtarë në fushën e lojës kemi ke?so gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve.