VIDEO/ Dy penallti të drejta dhe arbitrat shqiptarë, Jorgji ia del në “Europa League”

Një ndeshje e veçantë në mbrëmjen e sotme në “Europa League” ishte ajo mes Az Alkmarit dhe Astanas. E gjitha kjo pasi përballjen e drejtonin katër arbitër shqiptarë.

Me kryesor Enea Jorgjin, si ndihmës do të ishin Ridiger Cokaj, Denis Rexha dhe Kridens Meta, që ishte edhe gjyqtari i katërt. Holandezët e mbyllën me fitoren në shifrat 6-0, ndërsa momenti kulminant i punës së tyre ishte në minutën e 39.

Atje është akorduar një penallti e drejtë në favorin e vendasve dhe e kthyer në gol. Jorgji nuk pati këndin e duhur të shikimit që të jepte penalltinë pas prekjes me dorë, por pas komunikimit me asistentin e tij, e akordoi atë.

Gjithashtu një tjetër penallti është akorduar në minutën e 84, për të njëjtën arsye për prekjen e topit me dorë, por atje Jorgji ka pasur një pamje më të qartë. Gjithçka tjetër shkoi mirë për gjyqtarët shqiptarë, që arrijnë të mbajnë ndeshje edhe në nivele të larta. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online