VIDEO/ Dy lojtarë shqiptarë tundin rrjetën në Champions League, mbajnë në lojë skuadrën për kualifikimin

Karabaku ka fituar përballjen e parë kundër Cyrihut. Skuadra azere ka mposhtur me shifrat 3-2 zviceranët në turin e dytë kualifikues në Champions League. Borges në minutën e 17 dhe Vaxhi në të 36-n i japin avantazhin e dyfishtë vendasve në pjesën e parë. Cyrihu reagon në minutën e 65, kur mbrojtësi shqiptar, Lindrit Kamberi, tund rrjetën dhe ngushton diferencat.

Por pa kaluar ende një minutë, Vaxhi shënon përsëri për Karabakun. Kur mbeteshin edhe 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, një tjetër shqiptar gjen golin për helvetët. Mirlind Kryeziu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe me golin e tij mban ende në lojë Cyrihin, që pavarësisht humbjes 3-2, mund të provojë kualifikimin në Zvicër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online