Teuta-Kukësi 0-0
Kukësi nuk ia ka dalë ndaj Teutës duke mos shkuar më tepër se barazimi pa gola. Ndeshja nis me vrullin e verilindorëve që gjetën dy herë rrjetën në fillim, por që do të anulloheshin pasi vinin nga pozicioni jashtë loje. VAR i dha të drejtë vendimit të kryesorit të takimit për t’i zhvlerësuar golat Kukësit.
Shansi i artë do të vinte në mbyllje të pjesës së parë teksa Fejizhao lë mbrapa në driblim dy lojtarë kundërshtarë dhe nxjerrë Bashën thuajse me portën e boshatisur, ndërsa golashënuesi i Kukësit goditi shtyllën. Një pjesë e dytë që ishte më tepër mes l.uftës fizike sesa taktike, ku ekipet nuk morën më tepër se një pikë. Tashmë Kukësi shkon në vendin e dytë me vetëm një pikë më shumë se Vllaznia dhe i lë Tiranës mundësinë e shkëputjes. /Sport Ekspres/
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Aleksi, Kotobelli, E.Vila, Akuah, Daja, Kallaku, L.Vila, Gjorgjiev
Kukësi : Tafas, Bytyçi, Lulaj, Marku, Hila, Sh. Taipi, Pablo De LuKas, Gj. Taipi, Basa, Feizhao, Milunoviç