Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me rezultatin 0-3 në transfertë për Kupën e Kroacisë, duke ia dalë ndaj Oriolik. Skuadra e njohur kroate ishte paraqitur me formacionin e dytë në këtë ndeshje, por shifrat ishin 0-1.
Në këtë moment trajneri vendosi të aktivizojë Lirim Kastratin dhe Myrto Uzunin, për të mos rrezikuar më tepër. Sulmuesi i Shqipërisë arriti të merrte rolin e protagonistit me vetëm 30 minuta loje, pasi u fut në minutën e 60. Dy pasime brilante për ta nxjerrë me portën e boshatisur shokun e skuadrës, do t’i dërgonin shifrat në 0-3. Një formë shumë e mirë e këtij lojtari, ndërsa po afrojnë ndeshjet e Shqipërisë dhe trajneri Reja ka një alternativë shumë të mirë për aspektin sulmues. /Sport Ekspres/