Lojtarët e Paris Saint-Germain kanë mposhtur 3-0 Olympique de Marseille në javën e 25-të të Ligue 1. Derbi më i madh i futbollit francez kishte si protaognist Kilian Mbape dhe Lionel Mesi. Megjithatë një incident i madh shpërtheu me trajnerin Christophe Galtier.
Tekniku i PSG, në një moment ka debatuar ashpër me tifozët që ishin ulur pas stolit të ekipit mik dhe në prani të sigurimit dhe bashkëpunëtorëve të Galtjes është parandaluar një incident më i rëndë. Në videon e cila ka grumbulluar një numër të madh të shikimeve në rrjetet sociale, shihet se si Galtje fton një nga tifozët në përplasje dhe tifozi nuk e refuzon. /Sport Ekspres/
Christophe Galtier ready to scrap with Marseille fans ?? pic.twitter.com/15yAB6hEzV
— Get French Football News (@GFFN) February 26, 2023