VIDEO/ Duke qarë si një fëmijë, Luis Suarez largohet përfundimisht nga Barcelona

Luis Suarez është larguar përfundimisht nga ekipi i Barcelonës. Pas shumë vite kontribut me katalanasit, u vendos që sulmuesit uruguaian të ndante rrugët pasi nuk ishte në planet e trajnerit Koeman. Momenti i fundit i largimit është përjetuar së tepërmi nga Suarez që ka qarë si një fëmijë.

Teksa po largohej nga qendra stërvitore e Barcelonës duket qartësisht edhe përjetimi i sulmuesit nga shtëpia e tij. Tashmë një aventurë e re e pret pasi do t’i bashkohet Atletiko Madridit. Pavarësisht pengesave të ofruara direkt nga drejtuesit katalanas, kërcënimi se do të bëhej një konferencë shtypi ku Suarez të tregonte gjithë të vërtetat solli edhe zbrapsjen e Barcelonës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *