Nga Klaudio Ndreca
Malaga ka shpërndarë një video gjatë mbrëmjes së sotme, teksa dy lojtarët e saj këndonin himnin e Shqipërisë. E sigurisht, kush tjetër mund të ishin veçse Armando Sadikut dhe Keidi Bares. Ky i fundit madje i jepte edhe më shumë emocion interpretimit duke u ngritur në këmbë, ndërsa Sadiku e shoqëronte me dorën ne zemër dhe duke e kënduar teksa qendronte i ulur.
Video është xhiruar përpara mbylljes në shtëpi për shkakun e Koronavirusit, por klubi spanjoll ka zgjedhur që ta publikojë në këtë moment. Himni i Flamurit të Shqipërisë bëhet i dëgjuar edhe në Spanjë falë atyre që prej vitesh tashmë mund t’i quajmë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, pra vetë lojtarëve. Madje edhe në rastin e tërmetit shkatërrues të nëntorit në Shqipëri, gjithë ekipi i Malagës do të dilte me fanellat në mbështetje të vendit tonë. /Sport Ekspres/
Ojo que Keidi se nos arranca por el himno de Albania ??
La que liaron estos dos… ? ¡Próximamente en el #DueloTesesa!@tesesa_malaga pic.twitter.com/fs1RWlWOue
— Málaga CF (@MalagaCF) April 16, 2020