Mançestër Siti ka mposhtur Lidsin me rezultatin 2-1, duke mbajtur kreun e klasifikimit në Premier Ligë. Erling Halandi kishte mundësinë të dërgonte topin në rrjetë, por vendosi të tregohej altruist. Norvegjezi i jep mundësinë Gyndoganit për të ekzekutuar një 11 metërsh, në mënyrë që ky i fundit të shënonte një “hat-trik“. Por ky veprim “tërboi“ Pep Guardiolën. I irrituar në linjën anësore të fushës, kamerat e kanë fokusuar duke i bërtitur Halandit: “Duhej ta merrje ti, duhej ta merrje ti“. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri spanjoll ka sqaruar përse ishte i nervozuar nga ky veprim.
“Loja nuk ka mbaruar. Kjo tregon se sa i mirë dhe bujar është Halandi. Nëse (rezultati) do të ishte 4-0 me 10 minuta të mbetura, atëherë në rregull. Por në 2-0?”, ka shpjeguar Guardiola, i cili ka caktuar Erling Halandin si gjuajtësin e parë të penalltive në skuadër. Në fund, Gyndogani e humbi 11 metërshin, duke e humbur mundësinë për të shënuar tre gola në këtë përballje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Pep to Haaland “You have to take it” ? pic.twitter.com/Hv4wyKhky6
— The Pep (@GuardiolaTweets) May 6, 2023