Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar finalja e Kupës së Afrikës mes Egjiptit dhe Senegalit, e fituar nga këta të fundit pas penalltive. Gjithë sytë ishin të kthyer te dueli Mane-Salah, por egjiptiani nuk mundi të linte gjurmë në fushën e lojës.
Madje më shumë se sa për performancën e tij, u kthye në qendër të vëmendjes për skenën e krijuar me arbitrin kryesor të takimit. Në minutën e 36 sulmuesi i Liverpulit shkon të ankohet për një vendim të dhënë nga Viktor Gomez, por ky i fundit i bën ofertën e çuditshme që po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.
Arbitri i zgjat kartonët dhe bilbilin Mohamed Sala-së duke i thënë: “Merri dhe gjyko ti”! Një veprim ky që ndoshta mund ta shohim në të ardhmen edhe në Superiore, ku gjyqtarët vihen shpesh nën presionin e lojtarëve për vendimet e dhëna./Sport Ekspres/
Good question Victor Gomes! If Mo Salah thinks he can be referee, let him take over! pic.twitter.com/LWBmaobSNy
— Floyd Shivambu (@FloydShivambu) February 6, 2022