VIDEO/ Duartrokasin dhe kërcejnë me tifozët fantazmë, Dortmundi jep spektakël në stadiumin e boshatisur

Futbolli shënoi sot fitoren e parë ndaj Covid-19 dhe ishte pikërisht Bundesliga që la pas frikën dhe u rikthye sërish në fushë. Spektakël u dhurua nga ekipet gjermane, ndërsa spikati derbi i Ruhrit mes Dortmundit dhe Shalkes. “Djaloshi” Haland ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës pas ndërprerjes së kampionatit nga Koronavirusi, në fitoren që ekipi i tij mori me shifrat e thella 4-0. E nëse loja e bukur ishte aty, ata që mungonin ishin pikërisht tifozët, të cilët gjithnjë i japin një tjetër frymë futbollit.

Megjithatë sado i boshatisur të dukej stadium dhe sado i çuditshëm mund të ngjajë futbolli me rregullat e reja pas pandemisë, lojtarët sërish kanë ndjekur rutinën e tyre të përhershme pas përfundimit të ndeshjeve. Përshëndetja e tifozëve, kjo është ajo çfarë Dormund ka vendosur të bëjë pas vërshëllimës finale të arbitrit kryesor.

Futbollistët i janë drejtuar tribunës pas porte dhe kanë nisur spektaklin në stadiumin e boshatisur, duke duartrokitur e duke kërcyer me “tifozët fantazmë”, pasi ata të vërtetët kaqë qenë në shtëpitë e tyre duke përjetuar emocionet nga ekrani i televizorit. Por duke ditur dashirë dhe pasionin e zjarrtë që tifozët e Dortmundit kanë për klubin e tyre të zemrës, me siguri që i janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë nga banesat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *