Në Brazil ka ndodhur çudira, Internacionalit i mohojnë 2 gola dhe 1 penallti me VAR. Kjo skuadër nuk kishte dalë kampione që në vitin 1979 dhe ditën e djeshme kishte mundësinë e artë, por që arbitri prishi gjithçka. Teksa Flamengo humbi 2-1 ndaj Sao Paolos, Internacionalit i duhej vetëm një fitore minimale ndaj Corinthiasit.
Në minutën e 30-të një lojtar i Corinthiasit e kap dukshëm topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti, por çuditërisht e anulloi pasi pa teknologjinë VAR. Në të 45-tën Yuri Albertos i anullohet një goo mjaft i dyshimtë. Po nuk mbaron me kaq, teksa Internacionali provoi gjithçka, në minutën e 97-të, Edenilson shënon dhe gjithë skuadra feston për titullin kampion….. por jo arbitri përsëri anullon këtë gol, duke e mbyllur ndeshjen në barazim. Në këtë mënyrë Internacional mbetet në vendin e dytë dhe Flamengo shpallet kampion i Brazilit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/