VIDEO/ Donjet Shkodra shënon tjetër gol, kundër ekipit që po lufton për titullin kampion

Donjet Shkodra është duke përjetuar një moment të mirë në futbollin kazak, ndërsa ka shënuar edhe në ditën e sotme. Shakhter Karagandy ka humbur në transfertë me shifrat 2-1 ndaj Astanës, me golin e parë dhe të vetëm për skuadrën e tij, që erdhi nga mesfushori shqiptar.

Ky i fundit ka bërë gjithçka mirë pas kombinimit me shokun e skuadrës, duke dribluar lojtarin kundërshtar dhe duke dërguar topin në rrjetë. Ajo që duhet të theksohet është fakti se Astana po lufton për titullin kampion në këtë sezon dhe është shumë afër.

Vetëm 5 pikë larg Tobolit në vendin e parë, që ka grumbulluar 55 pikë në total, por me dy ndeshje me pak. Më parë Donjet Shkodra ka qenë pjesë e Kukësit, por drejtuesit nuk ngurruan ta shisnin kur morrën ofertën nga ekipi i Shakhter Karagandy. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online