VIDEO/ “Doktor” Mazrekaj “kuron” Laçin, kryevepra që i dha goditjen e fundit Tiranës

Laçi ka marrë një fitore me shumë vlerë në transfertën kundër Tiranës, duke ia dalë në shifrat 0-1. Bardheblutë kanë pësuar goditjen fatale pas humbjes në derbi që i largon edhe më tepër nga objektivi për t’u rikonfirmuar si kampion të Superiores.

Problemet nisën që përpara ndeshjes me Laçin atje ku ka pasur një mos marrëveshje mes trajnerit Dede dhe presidentit Halili sa i përket formacionit titullar. Sipas asaj që raportoi “Supersport”, tonet ishin të ngritur dhe Dede bëri gati menjëherë çantën për t’u larguar nga stadiumi.

Me shumë gjasa nuk do të vonojë edhe njoftimi sa i përket ndërprejes së bashkëpunimit. Ndërkohë sa i përket ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit, kurbinasit kishin më tepër raste të rrezikshme në portën kundërshtare. Por për të gjetur golin duhej me patjetër një lojtar që është i aftë për të bërë diferencën.

Për këtë arsye është shfaqur Mazrekaj në minutën e 72 me ekzekutimin perfekt nga goditja e dënimit, që është ndalur në rrjetë. Bekaj ishte në disa raste si shpëtimtar për Tiranën, por këtë herë nuk mund të bënte asgjë. “Doktor” Mazrekaj “kuron” Laçin pas gabimeve të bëra në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Tirana merr goditjen e radhës. /Sport Ekspres/

Tirana-Laçi 0-1 Mazrekaj 72′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online