VIDEO/ Do të firmosësh me ne? Kilian Mbape tallet hapur me Arsenalin dhe qesh kur e pyesin: Nuk ka asnjë mundësi…

Kylian Mbappe u gjend sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje që u shfaq në rrjetet sociale kur një djalë e pyet nëse do të vinte në Arsenal dhe përgjigjja e tij nuk u pëlqeu aspak tifozëve të klubit londinez.

“Arsenali?” Mbappe qeshi dhe më pas shtoi: “Nuk ka asnjë mundësi, nuk ka asnjë mundësi. Pse? Sepse është shumë ftohtë atje”, tha francezi. Ylli i PSG është tallur hapur me topçinjtë që duket se nuk kanë asnjë gjasë për të firmosur me një lojtar të këtij kalibri të rëndë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/