Mbrëmjen e sotme ka ngritur siparin Kupa e Botës 2022. Katar-Ekuador është ndeshja e parë që hap Kampionatin Botëror, që këtë herë është më i pazakontë se kurrë. Katari ka vendosur rregulla strikte në stadiume dhe nëpër qytete. Një prej tyre është mos lejimi i pijeve alkolike në tribuna.
Një vendim që me padiskutim ka lënë të pakënaqur shumicën e tifozëve që kanë udhëtuar drejt shtetit nga Lindja e Mesme. Tifozët e Ekuadorit janë për thyerjen e rregullave, teksa shprehën hapur pakënaqësinë e tyre me vendimet e Katarit. “Duam birra, duam birra”, janë dëgjuar të brohorasin në kor mbështetësit e Ekuadorit. Me siguri, një gotë birrë do u shijonte edhe më tepër se sa fitorja që morën kundër Kombëtares së vendit organizator të Kupës së Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
La hinchada #ECU ya tiene el primer hit del #FIFAWorldCup : “Queremos cerveza, queremos cerveza” pic.twitter.com/Pk91fYLug5
— Javier Lanza (@javierlanza) November 20, 2022