Haland vazhdon të jetë lojtari i momentit tek Dortmundi, teksa dhe ditën e sotme përballë Koln shënoi dy gola. Falë golit të dytë të shënuar prej tij në minutën e 90-të Dortmundi arriti të sigurojë një pikë në javën e 26-të të Bundesligës. Megjithatë sukseset personale nuk e gëzojnë 20 vjeçarin, i cili ka shpërthyer nga inati në përfundim të ndeshjes.
I ndikuar nga rezultatet e dobëta të Dortmundit, Haland ka përfunduar në qendrën e kritikave. Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë, norvegjezi ka flakur fanellën e tij si të ishte një gjë e parëndësishme në duart e lojtarit të Koln.
Kritika të mëdha vijnë fillimisht nga tifozët e Dortmundit, por edhe për arrogancën e Haland. Pra sulmuesi ia kishte premtuar kundërshtarit që në nisje të ndeshjes se do të shkëmbenin fanellat, por në fundin e ndeshjes i ka flakur fanellën e tij duke mos pritur asnjë sekondë të vetme për të marrë fanellën e Këlnit mbrapsht. Djaloshit që i ka ikur magjia në sjellje, megjithëse ka kohën përpara për t’u përmirësuar pasi është vetëm 20-vjeç. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? | @ErlingHaaland was niet echt geïnteresseerd in Meré’s shirt na het laatste fluitsignaal. ?#KOEBVB pic.twitter.com/zeo1AyWRMt
— Eleven Sports (NL) (@ElevenSportsBEn) March 20, 2021