“Djalli” është kthyer në “engjëll”. Milani i ka zhgënjyer të gjithë në mbrëmjen e sotme kundër Interit. Një gjymsëfinale me shumë emocione pritej, por zikaltërit i kanë hequr ato në vetëm tre minuta. Dzeko realizoi golin e parë në minutën e 8 dhe Mkhitarian dyfishoi shifrat në të 11. Këtu do të merrte fund historia e takimit që përfundoi 0-2.
Milani tentoi të kthehej në pjesën e dytë, por pa mbajtur dot ritmin dhe t’i afrohej më shumë portës. Në fund, me siguri që tifozët kuqezinjtë kanë të drejtë morale që t’i kërkojnë drejtuesve të klubit për t’i kthyer mbrapsht paratë e biletave. 10 milionë euro fituan prej tyre te Milani, me tifozët kuqezinjë që paguan për të parë spektaklin e Interit. /Sport Ekspres/