VIDEO/ Ditë horrori! Marash Kumbullën e lënë nervat dhe godet me shkelm Berardin, karton i kuq dhe i jep penallti pa arsye kundërshtarit

Marash Kumbulla ka kaluar nga “hero” në “zero” te Roma. Pas golit në Europa League, mbrojtësi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë me Sasuolon. Por mbrojtësin shqiptar e kanë lënë nervat në fushën e blertë.

Ai ka goditur me shkelm Berardin që ndodhej në tokë. Pas rishikimit të pamjeve në VAR, arbitri e ndëshkoi me karton të kuq dhe dha penallti për Sasuolon, që shkoi kështu në avantazhin 1-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *