Kukësi-Slavia Sofie 2-1, Eze 56′, Kuper 84’/ Krastev 81′
Një ditë fantastike kjo e sotmja për futbollin shqiptar. Kukësi është skuadra e 3-të e Superiores që prek turin e dytë të kualifikueseve të Europa League. Një debutim ëndrrash në stolin e verilindorëve ishte ai i Skënder Gegës, që ia doli të eliminojë Slavian e Sofies falë fitores 2-1.
Një penallti e fituar nga Gashi dhe e shndërruar në gol nga Eze ishte momenti që do të hapte serinë e golave në “Air Albania”. Kur gjithçka dukej se po fliste në favor të Kukësit, bullgarët befassojnë me golin e realizuar në minutën e 81-të. Por nuk ka vend për panik te nënkampionët e Shqipërisë, teksa Kuper sjell triumfin vetëm 3 minuta më vonë me një devijim spektakolar që e dërgon topin në trekëndësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/