VIDEO/ Disa e quajnë asisti magjik i Ronaldos dhe të tjerë gafa fatale, shihni rastin e Kristiano Ronaldos

Juventusi është duke u përballur kundër Xhenoas në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Rezultati është në shifrat 2-1 dhe aktualisht bardhezinjtë po vuajnë presionin e kundërshtarëve që kërkojnë barazimin e takimit.

Një rast i shumë komentuar në rrjetet sociale është ai i golit të dytë te Juventusi. Pas goditjes së Chiesa dhe grushtimit të portierit, Ronaldo me portën e boshatisur ka goditur shtyllën dhe sfera do t’i kthehej Moratës në këmbë, që dërgoi topin në rrjetë.

Kjo mundësi e yllit portugez ka marrë komente të ndryshme në rrjetet sociale ku disa e cilësojnë si gafën e tmerrshme të Ronaldos dhe të tjerë si asist magjik që ishte llogaritur për ta dërguar në këmbët e Moratës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online