Agim Ibrahimi do të jetë pjesë e Dinamos për të konfirmuar se kryeqytetasit nuk kanë “frena” sa i përket lëvizjeve në këtë treg. Dinamovitët kanë zyrtarizuar këtë afrim që do të përforcojë ndjeshëm organikën e klubit, teksa po shihet qartë se objektivi është titulli kampion menjëherë pas rikthimit në elitën e futbollit.
Sa i përket Ibrahimit, mesfushori 32-vjeçari do të bashkohet nga dita e nesërme me pjesën tjetër të grupit. Kështu trajneri Shkëmbi ka luksin e zgjedhjeve për të mbërritur sa më lartë me kryeqytetasit në futbollin tonë. /Sport Ekspres/