VIDEO/ Dinamo fiton derbin me Partizanin e Shehit mes përmbysjes dhe emocioneve, Çoba kthehet si heroi dhe i jep fitoren Vllaznisë kundër Teutës

Vetëm pak minuta më parë janë mbyllur dy ndeshje vërtet shumë emocionuese në Superiore. Vllaznia ka arritur që të fitojë në shifrat 2-1 ndaj Teutës. Goli i parë i takimit u realizua nga Coba, i cili i dha avantazhin shkodranëve. Ndërkohë në minutën e 72, 17-vjeçari Arifi solli barazimin e takimit. Në fund, në minutën e 82, vetëm pak sekonda në fushë dhe Coba kthehet në heroin e Vllaznisë duke i dhënë tre pikët. Nga krahu tjetër Dinamo fitoi derbin kundër Partizanit mes përmbysjes. Goli i parë nuk vonoi me Mban që i solli avantazhin e herëshëm Partizanit në minutën e 10.

Përmbysja erdhi në pjesën e dytë. Pas një goditje të fort të Markut dhe grushtimit të Hoxhës, Kacorri nuk e kishte të vështirë që me portën bosh, të shtynte topin në rrjetë. Drama ndodhi në minutën e 88, teksa Lorenzo Vila shënoi golin e përmbysjes. Arbitri akordoi pozicionin jashtë loje dhe Vila hoqi fanellën, duke festuar golin që ishte i parregullt për gjyqtarët. Arbitri i akordoi kartonin e kuq Vilës, që u largua në dhomën e zhveshjes pa golin e shënuar. Por pas rishikimit me VAR, Lorenzos i kthehet festa në dhomat e zhveshjes pasi goli iu akordua. Kështu do të mbyllej kjo ndeshje, me fitoren e Dinamos 2-1. /Sport Ekspres/

Lorenzo Vila, kartoni i kuq
byu/Albaniafootball insoccer

Lorenzo Vila Goal
byu/Albaniafootball insoccer

Kacori goal, Dinamo-Partizani
byu/Albaniafootball insoccer

Mba
byu/Albaniafootball insoccer

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *