Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të fazës së 1/16-ve të Ligës së Kampionëve. Reali i Madridit ka marrë një fitore minimale 0-1 në transfertën gjermane. Madrilenët kanë vuajtur përballë Lajpcigut, por në fund kanë mundur të shijojnë fitoren. Ndeshja u vendos në minutën e 48 nga Brahim Diazi. Lojtari i Realit të Madridit dribloi tre futbollistë të Lajpcigut për të shënuar më pas një gol për kornizë nga brenda zone.
Ndërkohë, Mançester Siti ka bërë detyrën në Danimarkë. Ekipi i Guardiolës ka fituar pastër me shifrat 1-3 kundër Kopenhagenit. Golat u shënuan nga De Brujne (10’), Bernardo Silva (45’) dhe Fodeni (90’+2’) për “qytetarët”, ndërsa Matsoni shënoi golin e vetëm për Kopenhagenin në minutën e 34-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
BRAHIM DIAZ WHAT A GOAL! ? pic.twitter.com/Pjt3DPEptV
— TC (@totalcristiano) February 13, 2024