Interi ka arritur të fitojë mes përmbysjes ndaj Atalantës në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Lookman. Gjithçka u përmbys nga ana e Dzekos që u transformua me dy gola të shënuara. Ndërkohë Palomino mendoi që të mbyllte historinë e ndeshjes, duke i dërguar shifrat në 1-3.
Mbrojtësi i Atalantës e korigjoi gabimin duke tundur rrjetën e Interit në minutën e 77, por kështu do të mbyllej edhe fundi i takimit. Sa i përket lojtarëve të Kombëtares, Asllani dhe Gjimshiti qëndruan në stol përgjatë 90 minutave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/