Nga Klaudio Ndreca
Një derbi mes ish-lojtarëve të Superiores dhe me shumë emocione ishte në Turqi. Menemespori do të humbiste në shifrat 1-2 kundër Instabulsporit, atje ku gjithçka është vendosur në minutën e 5 të shtesës.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kamaran, por në minutën e 26 pas pasimit të bukur të Rrocës nga krahu i majtë, Yilmaz riktheu baraspeshën. Abazaj kishte një mundësi të mirë pasi dribloi nga krahu gjithë kundërshtarët në minutën e 67, por Selmani ka bërë mrekullinë për ta ndalur.
Portieri që më parë ka qenë pjesë e Laçit ka zhvilluar një tjetër performancë fantastike, ndërsa reflekset e tij i tregoi të gjitha në minutën e 38 kur reagoi me një gjuajtje që erdhi shumë afër zonës së tij. Megjithatë Instabulspori do të fitonte në minutat e fundit në shifrat 1-2, atje ku Kristal Abazaj që nuk arriti të mposhte direkt Selmanin dha asist për Ergun i cili do të dërgonte topin në rrjetë për të të marrë tre pikët e vyera. /Sport Ekspres/
?stanbulspor Menemenspor kar??s?nda beraberlik golünü buldu.#fatihtekke pic.twitter.com/DyoVPEXpaR
— Del_Piero™ (@Dell_pierroo) December 14, 2020
— Del_Piero™ (@Dell_pierroo) December 14, 2020