Ndeshja mes Beneventos dhe Lacios ishte e veçantë për faktin se luhej një derbi në pankinë. Filipo dhe Simone Inzagi, dy vëllezër që për 90 minuta u kthyen në rivalë. Por pavarësisht se Lacio hynte në fushë si pretendente, takimi është mbyllur në paqe me shifrat e barabarta 1-1.
Çiro Imobile ishte i pari që tundi rrjetën, teksa në minutën e 25 shënon një gol fantastik pas harkimit të Milinkoviç-Saviç. Megjithatë në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte Skiatarela ai që ktheu sërish baraspeshën, e cila qendroi e tillë deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Il vantaggio della Lazio con Ciro Immobile pic.twitter.com/iPdRHmCNUK
— LAZIO LAND 1900 (@lazioland1900) December 15, 2020