Chelsea fitoi 2-0 në derbin e Londrës përballë Tottenham-it, duke u ngjitur kështu në vendin e tretë. Skuadra e Tuchel-it e kishte lojën në kontroll përgjatë gjithë ndeshjes. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, me Chelsea-n që prodhoi raste të pastra, por pa arritur të gjejë golin. Teksa kishin kaluar vetëm 2 minuta nga pjesa e dytë, Ziyech arriti të gjejë golin pas një pasim fantastik nga ana e Hudson-Odoi.
Në minutën e 55-të, pas një krosimi në zonë, Thiago Silva gjeti golin e dytë për skuadrën e Chelsea-t. Antonio Conte vazhdon serinë negative ndaj ish skuadrës së tij, duke humbur tre herë brenda 18 ditëve. Me këtë disfatë, Tottenham-i humb shansn për tu ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit të Premier League-s./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1485308223615868928