VIDEO/ Dëmtimi qesharak e mban jashtë për muaj tërë, Muçit i hapet rruga për vendin e titullarit te Legia

Pas një serie të gjatë ndeshjesh në stol, më fund vjen momenti që Ernest Muçi të zërë vendin e titullarit te Legia e Varshavës. E për të mbërritur deri këtu në ndihmë vjen fati dhe njëkohësisht super goli i realizuar me Wislan. Nga ana tjetër Kaputska tundi rrjetën që në minutën e 3-të në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Champions League për polakët, por festimi u kthye në hidhërimin e tij më të madh.

Futbollisti i Legias kërcen menjëherë në ajër për të festuar golin e tij të shpejtë, por në momentin kur rënia me këmbë në tokë nuk ka qenë ashtu siç do të dëshironte. Kaputksa ka këputur ligamentin e brendshëm në gjurin e tij të djathtë, duke pësuar kështu një dëmtim qesharak për mënyrën së si erdhi, por që në fund do i kushtojë atij largimin nga fushat e blerta të paktën deri në fillimin e pranverës së vitit të ardhshëm.

Kjo ka bërë që trajneri të bëjë modifikime në formacion, duke hapur kështu vend në sulm për Ernest Muçin. Duke përfituar nga ky dëmtim i Kaputskës, Muçi mund të shpresojë i qetë për më tepër hapësira në fushën e lojës me Legian deri në momentin që kampionët e Polonisë mund të vendosin të bëjnë afrime të reja në skuadër gjatë kësaj vere./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *