VIDEO/ Deklarata e Ançelotit ishte një rrufe në qiell të hapur, takimi i ftohtë mes tij dhe Gatuzos flet qartë

“Marrëdhënia (me Gatuzon) nuk ka qenë gjithmonë e mirë. Kemi pasur probleme personale, për të cilat nuk dua të flas”. Ishte kjo deklarata e Karlo Ançelotit që erdhi si rrufe në qiell të hapur në prag të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës. Trajneri i Realit të Madridit la mënjanë diplomacinë përpara mediave dhe tregoi më shumë nga ç’mund të priste Xhenaro Gatuzo.

Raporti mes tyre është i krisur dhe takimi i sotëm përpara ndeshjes mes Valencias dhe Realit të Madridit flet qartë. Të dy trajnerët i dhanë dorën ftohtësisht njëri-tjetrit ndërsa fytyrat qendruan të serta dhe pa emocion. Pas asaj deklarate publike nga ana e Ançelotit vështirë se mund të ketë një përmirësim të marrëdhënies së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *