VIDEO/ Debutoi me Shqipërinë, Lindon Selahi gjen golin e parë në elitën e Holandës

Lindon Selahi ishte një nga emrat që debutoi me Shqipërinë në takimin e fundit që u zhvillua ndaj Moldavisë. Pak minuta kishte për të dhe Marash Kumbullën, që tashmë janë përfundimisht pjesë e kuqezinjëve.

Te Twente ka qenë gjithmonë titullar dhe më në fund ka arritur të gjejë golin e parë në elitën e futbollit holandez. Ndërkohë që është mbyllur pjesa e parë ndaj Emenit me rezultatin 3-0, goli i fundit ka ardhur nga talenti shqiptar. Pas një pasimi të bukur që ka marrë brenda zonës, e ka shtyrë atë në rrjetë për të nisur dhe festën e parë për këtë sezon sa i përket një goli të shënuar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online