VIDEO/ Debutim për tu harruar për portierin shqiptar, nxjerr pesë herë topin nga rrjeta

Arijanet Muriç ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e Willem II. Por debutimi i tij rezultoi për tu harruar. Përballë në fushën e lojës gjendej një ekip me traditë në futbollin holandez, që nuk është kursyer aspak përpara portës kundërshtare.

Portieri shqiptar është detyruar të nxjerrë 5 herë topin nga rrjeta e tij, teksa Feyenoord ka triumfuar me rezultatin 5-0 në ndeshjen e sotme. Goli i parë do të shënohej në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës gjithçka do të fliste për vendasit, që tundën rrjetën edhe 4 herë të tjera.

Titullar nga minuta e parë në këtë sfidë ishte edhe Lindon Selahi, por në fund nuk ia doli të linte gjurmë për skuadrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *