Erling Haland është padyshim një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere. Sulmues norvegjez tashmë vesh fanellën e Manchester City-t, me të cilët debutoi mbrëmjen e sotme. Përballë ish-lojtarit të Borussia-s së Dortmundit ishte një kundërshtar i fortë si Liverpool-i dhe në lojë ishte trofeu i Superkupës së Anglisë.
Debutimi ishte i gjithi për t’u harruar për Haaland-in, i cili dështon të kryejë misionin për të cilin u ble nga ekipi i Guardiolës, të shënojë. Në sekondat e fundit të sfidës, norvegjezi i çudit të gjithë, teksa i gjendur vetëm 3 metra larg portës dhe me portierin që gjendej i shtrirë përtokë, bën më të vështiën dhe godet traversën. Një gabim i pafalshëm ky, që edhe vetë Haaland e kishte të vështirë ta besonte se nuk arriti të shënonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Erling Haaland really missed this ? pic.twitter.com/rfs1TGRaEw
— ESPN FC (@ESPNFC) July 30, 2022