Ali Sou u largua gjatë këtij muaji drejt elitës së futbollit rus. Lojtari afrikan la CSKA-në e Sofes për të vijuar karrierën e tij në radhët e Krasnodarit. Një hap i rëndësishëm për të, që tashmë ka mundësinë të luajë në një kampionat më të fortë europian. Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka bërë një debutim ëndrrash ditën e sotme.
Sou ka shënuar një dopietë që në takimin e parë me Krasnodarin, që merr më tepër vlerë kur përmendet fakti se përballë kishte një skuadër si Zeniti i Shën Peterburgut. Goli i parë do të vinte në minutën e 43-të, ndërsa një minutë para përfundimit të kohës së rregullt barazoi shifrat në 2-2, duke vulosur fatin e takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram
View this post on Instagram