Armando Broja është tema më e nxehtë dhe aktuale e Kombëtares. Sulmuesi ka fituar zemrat e tifozëve me dy golat që realizoi ndaj Hungarisë, për të ndihmuar jo pak kuqezinjtë që të renditen më lartë sesa Hungaria.
Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, është prekur padyshim edhe kjo pjesë. Në studio janë komentuar edhe fjalët e Starovës, për të dalë në një përfundim që “bobit” nuk i ka pëlqyer: “Broja nuk është gjë”.
Starova nuk e ka pranuar këtë interpretim të fjalës së tij, duke ofruar të njëjtin spektakël ashtu si edhe Broja në fushë: “Këtë e the ti, nuk e thashë unë. Kjo është një ligësi e paparë. Nuk më plasi ka.. fare”, u shpreh Starova mes batutës që shkaktoi të qeshura në studio. /Sport Ekspres/