VIDEO/ Debati i Armand Dukës me moderatorin e emisionit: Doni të dini analizën tonë për Kombëtaren, pse nuk e kam dëgjuar asnjëherë unë të Ora News?

Shqipëria është gati për të nisur një rrugëtim të ri në eliminatoret e Europianit pas zhgënjimit në Ligën e Kombeve. I ftuar në emisionin e “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ishte edhe kreu i FSHF, Armand Duka. Ky i fundit ishte prezent nëpërmjet një lidhje “Skype” ku komentoi shortin.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Altin Sulçe, nëse ka pasur një analizë sa i përket ndeshjeve të fundit të Kombëtares dhe njëkohësisht pakënaqësisë së tifozëve, Duka u shpreh: “Nuk ka asnjë ekip amator që nuk bën një analizë para dhe pas një ndeshje, para dhe pas një kompeticioni. Si mund të mendosh që një Kombëtare nuk bën një analizë? Por sigurisht që kjo nuk bëhet në asnjë studio televizive”, tha Duka.

Ndërkohë moderatori i emisionit, Sulçe, u shpreh se nuk dihet ende asgjë nga ato se çfarë mund të thuhen dhe vendimet që mund të merren në këtë analizë të Kombëtares. “Nuk kam dëgjuar asnjëherë analizën e Ora News se çfarë thuhet aty brenda kur keni ju ato diskutimet tuaja. E keni dëgjuar ndonjëherë analizën Francës, Italisë apo Gjermanisë?”, mbylli Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online