Dean Liço është përshtatur mjaft mirë në ekipin e tij të ri. Futbollisti shqiptar u transferua këtë verë nga Skënderbeu në radhët e Igdirit. Mesfushori 24-vjeçar ka fituar menjëherë vendin e titullarit në ekipin e ri, ku sot numëron ndeshjen e tij të dytë me fanellën e Igdirit.
Liço ka provuar sot për herë të parë shijen e golit në Turqi. Ish-lojtari i Skënderbeut zhbllokoi rezultatin përballë Adasporit në minutën e 23-të, ndërsa në minutën e 51-të shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrë. Ndeshja vazhdon të luhet, teksa Igdiri po udhëheq me rezultatin 4-1 përballë Adanasporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/