Që pas largimit nga drejtimi i Shqipërisë pas mrekullisë së bërë në Europian, asgjë nuk shkon mirë për De Biazin. Një aventurë e re te Alavesh në La Liga që u mbyll brenda pak kohësh, për të kaluar te Azerbajxhani.
Tekniku italian e mori drejtimin e Kombëtares me dëshirën më të madhe, duke kujtuar suksesin me kuqezinjtë. Por shifrat flasin negativisht dhe në mbrëmjen e sotme De Biazi ka humbur me lojtarët e tij në shifrat 2-1 në transfertë e Luksemburgut. Në 7 ndeshjet e fundit kjo ishte humbja e 6 për të duke rrezikuar seriozisht pankinën. /Sport Ekspres/
GOAT YA pic.twitter.com/ciACLWM1mT
— Hasan?? (@hasanthelaker2) September 1, 2021