Opinion nga Altin Sulçe/ Ethet e Varshavës…

Opinion nga Altin Sulçe për “Sport Ekspres”

E enjtja në Varshavë do të jetë një ndër mbrëmjet e ethshme dhe të sikletshme në udhëtimin e vështirë të kuqezinjve në Grupin I, eliminator të Botërorit “Qatar 2022”. Me entuziazmin e një gjenerate të re, që po troket vrullshëm dhe kërkon ripitivitetin e suksesit “Francë 2016”, shanset janë jo të shumta, por prezente…

Tashmë lojtarët tanë do të futen në stadiumin “PGE Narodovy” me eksperiencë europiane dhe do të tentojnë për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje që na vë përballë një kundërshtari më të fortë në letër, por edhe në histori…

Kjo s’do të thotë gjë për Edi Rejën, që po punon shumë për italizimin e kombëtares në ide dhe organikë, gjë tek e cila tekniku beson fort. Kjo duket qartë në stil dhe skema. Reja do që të jetë diabolik dhe pragmatik përballë homologut portugez Paulo Sousa, që ka gurë më të mirë në dorë. Por Reja, si italian i vjetër, pritet të ketë një repart difensiv “made in SERIE A”. Të gjithë janë shqiptarë, por influenca e futbollit italian është shumë imponuese.

Kështu, mund dhe ka shumë mundësi të startojë me Berishën poshtë shtyllave dhe me Ismajlin, pak metra më tej, gjithashtu me Kumbullën dhe Gjimshitin, nga Roma dhe Atalanta. Komshinjë me ta, në mesfushë mendohet të jenë Hysaj, Bare, Gjasula, Abrashi dhe Trashi. Më larg do të qëndrojnë Ciklleshi dhe Manaj; i parafundit ka çuar shpesh topin në rrjetë në kampionatin turk, dhe i fundit vjen me aromë Katalonje dhe me moral Barcelone… Në stërvitje, duket top, të shohim në ndeshje.

Ok, polakët kanë një as, një mjeshtër goli, kandidat për “Topin e Artë”. Robert Levandovski dhe shoqëria e tij, ka qenë pjesëmarrëse në “Euro 2020”. Ka qenë një pjesëmarrje pa memorje, pa shije të mirë, por ata ndryshe nga ne, herë pas here, vizitojnë sallonet e mëdha të futbollit europian dhe botëror. Gjithsesi, me pak fat dhe me një vërshëllim të drejte të arbitrit italian Maurizio Mariani, Shqipëria mund të ngarkojë në bagazhet e kthimit, pozitivitet nga Polonia.

Dhe kjo ka ndodhur…që në Shqipërinë e 1984 -ës, në eliminatoret e Botërorit të Meksikës. Kuqezinjtë asokohe, kishin një ekipi të hatashëm, por pa ekperiencë ndërkombëtare. Atëherë, vendosëm ekulibrin 2-2 në transfertë. Për ne shënonte Omuri dhe Kola dhe shkëlqente Muça, Demollari dhe Zmijani. Por totali i satistikave anon në anën polake. Me Shqipërinë që ka 2 barazime dhe 4 humbje në 6 ndeshje zyrtare të zhvilluara, me golavarazhin 4-10 për polakët.

Le të kthehemi në ditët tona, llogaria në grupin tonë është e hapur. Anglia, finalistja e Europianit, është në krye me 9 pikë, dy më pak ka Hungaria, Shqipëria 6 dhe Polonia 4 në tri ndeshje. Ndërkohë Andorra dhe San Marino, janë në kufirin e urirë, 0 pikë. Prandaj në mbrëmjen polake gjtihçka mund të ndodhë. Lojtarët nuk janë në ditët më të mira, ata kanë minutazh të cunguar. Dhe Bajrami i gjyqeve të shumta, nuk mbërriti dot për një dorë të fundit, aq të kërkuar nga Edi. Sikurse futbolli ka kapriçot e veta, edhe ne, gjithashtu tonat. Shpresojmë që dimri polak, të mos mbërrijë që në fillim të shtatorit. Duam pak verë akoma…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online