Danilo Alvesh do të vijojë të qëndrojë në Superiore. Sulmuesi brazilian duket se ka gjetur rehati në Shqipëri dhe e sheh veten edhe në të ardhmen. Gjithsesi, teksa duhen dhe dy ditë për të nisur stërvitja, sulmuesi ka ardhur në Vlorë dhe po kalon disa ditë pushime.
27-vjeçari ka postuar ditën e sotme një video ku duket duke ngarë makinën këndon këngën e Klajdi Harunit dhe Bes Kallakut. Me shqipen po shkon mirë, por në anën tjetër me siguri nuk e di që Klajdi Haruni është një tifoz i Skënderbeut. Ku i dihet… në kohë merkatoje jemi.
Gjithsesi, përtej shakasë, Danilo Alvesh e ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar në Vlorë dhe me shumë gjasa firma do të jetë çështje orësh.