Rubin Kazani ka marrë një fitore mjaft emocionuese mbrëmjen e sotme. Skuadra ruse ka përmbysur shifrat nga 2-0 në 2-3 kundër Dinamo Makashkalës. Protagonist në këtë ndeshje ishin edhe dy lojtarët shqiptarë, Mirlind Daku dhe Shabanhaxhaj.
Daku dha asistin në rastin e golit të parë, që mban autorësinë e Joçiçit. Ndërkohë goli i fitores u shënua nga Shabanhaxhaj. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 69 dhe vulosi shifrat përfundimtare në 2-3 në favor të Rubin Kazanit./Sport Ekspres/
2-3 Shabanhaxhaj pic.twitter.com/Yk8m1tr40z
— RPL Sky (@RPLNews_eng) December 7, 2024