Situata e krijuar prej pandemisë ka sjellë dëme të më dha financiare për botën e futbollit. Ndikimet kanë qenë të mëdha në arkat e klubeve dhe një gjë e tillë ka bërë që të dëgjohen edhe çudira, që në një vit normal do të dukeshin në limitet e qesharakes. Një episod i pabesueshëm ka ndodhur sot në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë mes Rizesporit dhe Eskisehirsporit e përfunduar me shifrat 3-0.
Pas vërshëllimës së 3-fishtë të gjyqtarit të takimit, paraguajani Samudio është ndjerë në siklet, pasi ka hasur në refuzimin e 16-vjeçarit Çaglian për të ndërruar fanellën. Arsyeja është për t’u habitur, sepse klubi i Eskisehirsporti u ndalon lojtarëve të ndërrojnë fanellat për shkak të krizës financiare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Maddi imkans?zl?klar içerisinde olan Eski?ehirspor'da oyuncular?n rakip oyuncularla forma de?i?tirmesi yasaklan?nca ortaya bu görüntüler ç?kt?. pic.twitter.com/lXM6qK2RxN
— Futbol Anadolu (@FutbolAnadolu) December 15, 2020