Një ndeshje mes ekipeve U23 por me dy lotarë mbi 30-vjeçar në fushë, çudirat anlgeze i surprizojnë të gjithë. Portieri i mirënjohur çek, Peter Cech është rikthyer përsëri me fanellën e Chelseat edhe pse ka dhënë dorëheqjen nga futbolli dhe kishte mbi një vit pa luajtur. Por habia më e madhe është se hyn në fushë me skuadrën e 23-vjeçarëve të bluve të Londrës.
Një rikthim për t’u harruar ky, pasi duket se dorëheqja nga futbolli ishte vendimi i duhur i marrë nga gardiani, që në të shkuarën ka veshur fanella me peshë. Cech ka pësuar gol që në minutën e 3-të të takimit në derbin me Tottenham U23, ndërsa në minutën e 17 ishte një 16-vjeçari ai që ndëshkoi për herë të dytë portierin çek.
Megjithatë gardiani i njohur nuk ishte i vetmi mbi moshën e lejuar në këtë ndeshje. Danny Drinkwater luante gjithashtu kundër Tottenham U23, pavarësisht moshës 30 viteve që ka mbi shpinë. Ndonëse në një moshë të madhe, anlgezi flak tutje pjekurinë dhe përleshet me kundërshtarët e vegjël pas një faulli që i shkakton njërit prej lojtarëve të Spurs. Një sjellje e tij nuk tolerohet nga gjyqtari, që i tregon kartonin e kuq dhe e largon nga loja, e cila përfundoi me fitoren 3-2 të Chelsea-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/greatgoals14/status/1338601500499730441
Oh Cech? pic.twitter.com/ymBYiWnXay
— Leo (@_CFCLeo) December 14, 2020
Petr Cech voltou a jogar aos 38 anos, seis meses após parar oficialmente. Ele vai quebrar um galho no time sub-23 do Chelsea, devido a possíveis e eventuais desfalques por covid-19.
Hoje, na reestreia como profissional, levou um gol a 3min, mas o Chelsea venceu os Spurs por 3-2 pic.twitter.com/4BaJPA3jko
— Non Sense Football (@_NSenseFootball) December 14, 2020