VIDEO/ Çudia në ndeshjen e Beshiktashit! Portieri fiton penallti në sekondat e fundit, 11 metërshi i Rashicës shpallet i pavlefshëm

Ka përfunduar mes emocioneve dhe ankthit përballja e sotme mes Beshiktashit dhe Antaliasporit. Bardhezinjtë janë mposhtur me rezultatin 1-2, teksa goli i Muçit nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga stadiumi. Skuadra nga Stambolli kishte rastin të barazonte rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes, por arbitri i mohoi festën.

Portieri i Beshiktashit fitoi një 11 metërsh në fund të takimit, të cilën e mori përsipër për ta gjuajtur Milot Rashica. Sulmuesi shqiptar e dërgoi topin në rrjetë, por gjyqtari vendosi që të mos kishte festë. Rashica kishte prekur dy herë topin gjatë ekzekutimit të penalltisë, e cila u shpall e pavlefshme. Rezultatin 1-2 mbeti ende në fuqi dhe Antaliaspori u largua me fitore nga Stambolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/