VIDEO/ Çudia e vitit vjen te Braga-Porto! Lojtarët shtyjnë ambulancën, kur ndihma do…ndihmë!

Ndihma e shpejtë e ka humbur misionin e saj në ndeshjen mes Bragës dhe Portos. Në Portugali është luajtur gjysmëfinalja e parë e Kupës që ka përfunduar në shifrat 1-1. Por në këtë përballje është parë një skenë që mund të quhet padyshim si çudia e vitit.

Lucho Diaz ka goditur futbollistin kundërshtar, David Carmo, që kishte nevojë për ndihmën e shpejtë dhe të specializuar. Për këtë arsye ka hyrë ambulanca në fushën e lojës që të transportonte futbollistin për në spital.

Megjithatë një problem ndodhi. Ambulanca nuk po ndizej dhe për këtë arsye ishin futbollistët e të dyja ekipeve që duhej t’i jepnin një dorë për ta ndihmuar në mënyrë që mjeti transportues të largohej sa më shpejtë nga fusha e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online