Episodet e çuditshme ne futboll janë të shpeshta dhe një nga çuditë e rradhës ka ndodhur në Meksikë. Në një ndeshje moshash, mes Çivas Guadalahara dhe Lobos Buap, sfida ka shkuar në llotarinë e 11-metërshave.
Penalltia e parë e goditur nga Çivas ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa ka shkuar në rrjetë në mënyrë të pabesushme. Lojtari i vendasve ka goditur fort dhe topi u përplas në traversë, me porterin e Lobos që festonte.
RT si quieres tener la suerte de Campillo en tu día. ?? pic.twitter.com/oemP7bywBL
— CHIVASTV (@chivastvmx) April 6, 2019
Gjithsesi, festa kaloi në krahun tjetër vetëm për pak sekonda, pasi topi, pasi ra në tokë, mori një fallco të çuditshme dhe shkoi në rrjetë. Penalltia u akordua e rregullt.