Çudia e radhës në këto kualifikuese të Euro 2024 vjen nga Skocia. Spanja është mposhtur me shifrat 2-0 në Glasgou. Skot Mektominei është heroi i skocezëve, pasi e tundi rrjetën e andaluzianëve dy herë gjatë ndeshjes. Spanja merr në zotërim topin për 75% të kohës, por golat shkojnë për kundërshtarin. Një rrëshqitje e njërit e Pedro Porros pranë zonës i jep shansin e artë për skocezëve për të shënuar.
Robertsoni shërbeu për Mektominein, i cili zhvllokon shifrat në minutën e 7 të takimit. Ndërkaq, në minutën e 52-të ishte përsëri ai që e dërgoi topin në rrjetë pas një gjuajtjeje fantastike në zonë. Kaq ka mjaftuar që Skocia të marrë tre pikë mjaft të vlefshme në grup, ku së bashku me Spanjën dhe Norvegjinë është në garë për të siguruar kualifikimin në Euro 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Scott McTominay. That’s it. That’s the tweet ? pic.twitter.com/N6dqA3N1yC
— The Tartan Scarf ??????? (@TheTartanScarf) March 28, 2023